Shtyhet vendimi për zgjedhjet
Kolegji Zgjedhor në Shqipëri shtyu për në datën 22 Maj vendimin për shpalljen të pavlefshme të listave të kandidatëve për deputetë.
Gjykatësit kanë arsyetuar se do të thërrasin si palë të interesuar në proces të gjitha partitë që janë regjistruar tashmë në zgjedhje, ndaj nuk morën vendim sot.
Nëse Kolegji Zgjedhor shpall të pavlefshme listat e kandidatëve për deputetë, atëherë data e zgjedhjeve shtyhet dhe procesi rihapet nga fillimi.
Gjykatësit duket se i kanë dhënë kohë marrëveshjes politike, pasi në anën tjetër Edi Rama dhe Lulzim Basha kanë rënë dakort për shtyrjen e zgjedhjeve dhe janë në takim për detajet e një marrëveshjeje që përfshin edhe këtë fakt.
Ankimimi në Kolegj Zgjedhor u bë nga Partia Aleanca Popullore që pretendon se listat e kandidatëve për deputetë u dorëzuan në KQZ një ditë me vonesë, nga sa parashikonte ligji.



