Fabregas bën një krahasim interesant mes Guardiolas, Mourinhos e Contes

Fabregas bën një krahasim interesant mes Guardiolas, Mourinhos e Contes

Cesc Fabregas ka thënë se Antonio Conte është teknikisht më i mirë se Pep Guardiola e Jose Mourinho.

Mesfushori i Chelseat, Cesc Fabregas këmbëngul se është i kënaqur me paraqitjet e tij këtë sezon të garave në skuadrën e Antonio Contes.

Spanjolli tashmë ka siguruar titullin e Kampionit në Premier League me ‘Blutë’ e Londrës.

Fabergas, i cili nuk ka qenë gjithnjë titullar në ekipin e Contes këtë edicion të garave, thotë se skuadra e tij ka qenë mjaft e mirë këtë sezon të garave. Ai lavdëron punën që bën strategu italian.

“Ne kemi qenë shumë të mirë këtë sezon. Ai është trajner me të cilin kam punuar më së shumti në nivelin taktik, më shumë se me
Mourinho dhe Guardiolan”, tha Fabregas.

“Conte është tepër i përpiktë”, theksoi ish-futbollisti i Barcelonës.

 

Shpërndaje në: