Përjashtimi i Bulliqit nga lista e LDK’së, ja çka do të bëjë një grup i kësaj partie

Përjashtimi i Bulliqit nga lista e LDK’së, ja çka do të bëjë një grup i kësaj partie

Vendimi i degës së LDK-së në Podujevë, e cila drejtohet nga Agim Veliu që ta lë jashtë liste ish- deputetin më të zëshëm kundër demarkacionit, Shpejtim Bulliqi ka rritur pakënaqësitë në këtë parti.

Mirëpo, sipas burimeve të Gazetës Blic, disa nga udhëheqësit e LDK-së, po paralajamërojnë që ta ndëshkojnë edhe deputetin tjetër kundërshtues të demarkacionit, Fatmir Rexhepin.

Dhe nëse do të ndodhë “eliminimi” i këtyre dy emrave nga lista e LDK-së, pritet të ketë rebelime në LDK.

Një burim brenda kësaj partie i ka treguar Gazetës Blic, se një pjesë mjaft e madhe e njerëzve të LDK-së do të tërhiqen nga lista zgjedhore, në shenjë pakënaqësie.

Madje, ky burim nuk e ka përjashtuar mundësinë që kjo pjesë e njerëzve të LDK-së të dalin me një lsitë tjetër.

Ndërkaq, zyrtarisht askush nga LDK nuk ka dashur të flasë rreth kësaj çështjeje.

Ishte vetë ish- deputeti Bulliqi, ai i cili bëri të ditur hakmarrjen ndaj tij. Pas këtij vendimi të Agim Veliut disa anëtarë të LDK-së kundërshtuan fuqishëm një vendim të tillë.

Shpërndaje në: