Xhevdet Qeriqi kandidat i Vetëvendosjes për deputet (Foto)
Kryetari i Këshillit për Mbrojtjen e Veteranëve të UÇK-së, Xhevdet Qeriqi do të jetë kandidat për deputet nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje.
Burime të Periskopit bëjnë të ditur se Qeriqi po bëhet gati që të aderojë në Lëvizjen Vetëvendosje.
Një gjë të tillë e konfirmon edhe deputeti i VV-së, Rexhep Selimi, i cili ka postuar një fotografi me Qeriqin.
Sot gjatë ditës edhe Xhavit Drenori, ish-anëtar i PDK-së dhe kandidat i pavarur për kryetar të Drenasit e ka konfirmuar për Periskopin aderimin e tij në Vetëvendosje./Periskopi/




