Ja çfarë iu thotë Agron Demi, Agim Veliut, Lutfi Hazirit dhe Haki Rugovës

Ja çfarë iu thotë Agron Demi, Agim Veliut, Lutfi Hazirit dhe Haki Rugovës

Drejtori i Institutit GAP, Agron Demi, përmes një statusi në rrjetin social Facebook, ka komentuar aderimet e ditëve të fundit, nëpër partitë politike.

Sipas tij, shumicën e të aderuarve, partitë politike i angazhojnë vetëm sa për ta vazhduar iluzionin e ndryshimit.

Ky është statusi i plotë i Demit:

Deri më sot, shumica e aderimeve në parti politike kanë qenë persona të “PR”, aso që qesin “fall” në debate publike, të cilët Nassim Nicholas Taleb do ti quante si “profesionistë të kostumeve bosh”, apo aso që partitë politike i angazhojnë vetëm sa për ta vazhdu iluzionin e ndryshimit.

Por, angazhimi i sotshëm i Lumir Abdixhikut në politikë është një ndër prurjet më përmbajtësore në skenën politike në vitet e fundit. Dhe unë kam shumë besim se Lumiri do të ketë ndikim pozitiv së pari në LDK dhe pastaj në skenën politike në përgjithësi.

Shpresoj shumë se LDK do të jetë Parti e Vjoses e Lumirit, e jo parti e Agim Veliut, Lutfi Hazirit, Haki Rugoves e plotë opurtunistëve tjerë politik.

Të priftë e mbara Lumir

 

Shpërndaje në: