Odegaard më në fund shënon gol, realizon bukur nga distanca (Video)

Odegaard më në fund shënon gol, realizon bukur nga distanca (Video)

Për ju që nuk keni qenë në dijeni, Martin Odegaard është huazuar nga Real Madridi te Heerenveen deri në përfundim të këtij sezoni

Ai ka realizuar 16 paraqitje për “De Superfriezen” që prej kur kaloi në janar, por deri tani nuk e ka shijuar golin, transmeton Sportali.net.

Ka qenë një sezon zhgënjyes në tërësi për Heerenveenin, pasi ka siguruar pozitën e nëntë në kampionat.

Sidoqoftë, pati një aspekt pozitiv në ndeshjen e fundit të sezonit – humbje 3:1 nga Ultrecht.

Nikoqirët ishin në disavantazh 2:0 derisa ndeshja po i afrohej minutës së 60-të, por pas një goditje dënimi pranë zonës, topi iu pasua Martin Odegaardit i cili lansoi një goditje që përfundoi në rrjetën e portierit kundërshtar.

Topi mund të ketë pësuar një devijim të lehtë gjatë rrugës, por ishte një shënim i këndshëm kur marrim parasysh se është goli i parë i norvegjezit për klubin.

Shpërndaje në: