Revolucion i madh në botën e tenisit: Zvogëlohet numri i ‘gameve’, seteve si dhe do të ketë shumë ndryshime
Loja e tenisit është një ndër sportet më emocionuese në botë.
Gjersa tenistët duan që ndeshjet e tyre të jenë më të lehta dhe më pak të mundimshme, publiku dhe udhëheqësit e tenisit botëror donë ndeshje më emocionuese.
Kështu po mendohet edhe të bëhen ndërrime në lojën e tenisit, duke ulur numrin e seteve, ‘game’ dhe ‘tie-brak’, transmeton Telegrafi.
Në fakt, një ndeshje po mendohet të përfundojë pas tre seteve, një set do të ketë katër ‘game’ ndërsa ‘tie-break’ do të luhet në rezultatin 3:3.
Ky ndryshim synon të arrijë më shumë momente kyçe në ndeshje dhe kështu të rriten momentet emocionuese.
Nuk do të ketë as përparësi kur rezultati në ‘game’ është (40-40) dhe se pas këtij rezultati, fituesi i pikës së ardhshme do ta fitojë setin.
Gjithashtu edhe gjatë shërbimit të topit nëse ky prek rrjetën, nuk do të përsëritet shërbimi, por varësisht se ku do të bije topi, do të numërohet pikë.
Në fushë do të jetë e vendosur një orë, e cila do të llogaritë kohën prej 25 sekondave në mes të shërbimeve, periudhën e pushimit në mes të ‘gameve’, seteve si dhe koha e lejuar për tretmane mjekësore.



