Arbër Vllahiu kyçet në politikë
Ish-gazetari dhe ish-këshilltari i Atifete Jahjagës, Arbër Vllahiu, pritet t’i bashkohet koalicionit PDK, AAK, NISMA.
Kështu mëson Klan Kosova nga burime të saja të afërta me këtë koalicion.
Aderimi pritet të bëhet ditëve në vijim, po sipas këtij burimi.
Ndërsa sot gjatë ditës në këtë koalicion ka aderuar edhe Blerim Shala, njëri ndër figurat e politikës në vend.



