Tottenhami shkatërron Leicester Cityn

Tottenhami shkatërron Leicester Cityn

Tottenhami ka arritur fitore bindëse në trasfertë ndaj Leicesterit me rezultat e thellë 1 me 6.

Klubi londinez krijoi epërsi prej 0-2 në pjesën e parë me golat e Kane dhe Son Heung-Min.

Në pjesën e dytë Leicesteri e ngushtoi epërsinë në minutën e 59 përmes Chilwellit, por Tottenhami shënoi edhe katër herë në pjesën e dytë transmeton Koha.net.

Kane shënoi edhe tre herë, kurse Son Heung-Min shënoi golin tjetër.

Tottenhami në vendin e dytë tani ka 83 pikë, deri Leicesteri në vendin e 11 ka 43 pikë.

Shpërndaje në: