Droni fluturoi mbi Qeveri, policia ndaloi dy holandezë
Dy holandezë janë ndaluar nga autoritetet kosovare, për shkak të dyshimit se ata po xhironin ilegalisht me një dron, i cili fluturonte mbi ndërtesën e Qeverisë në Prishtinë.
Policia ka konfirmuar se rasti ndodhur të mërkurën, në rrugën ‘UCK’ në Prishtinë, raporton Periskopi.
“Njësiti policor derisa ishte duke inspektuar objektin e Qeverisë, ka vërejtur se dy të dyshuar meshkuj, shtetas holandez kanë ngritur një dron”, deklaroi Policia e Kosovës.
Raportimi i agjencisë së lajmeve AP
Sipas autoriteteve të sigurisë, shtetasve holandezë u është kërkuar që dronin ta ulin në tokë.
“Lidhur me rastin është njoftuar Agjencia e Aviacionit Civil, kurse me urdhër të prokurorit rasti është dërguar në procedurë të rregullt”, deklaroi policia, raporton Periskopi.
Ndërkohë, për rastin, kanë raportuar edhe mediat e fuqishme ndërkombëtare si AP, duke rikujtuar se dronët e paregjistruar konsiderohen si ilegalë./Periskopi




