Këto ishin qëndrimet e Agim Kikajt, deputetit të ndjerë të LDK-së (Video)

Këto ishin qëndrimet e Agim Kikajt, deputetit të ndjerë të LDK-së (Video)

Ish-deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Agim Kikaj ka ndërruar jetë mbrëmë pas një sulmi në zemër.

Kikaj ka vdekur si pasojë e një sulmi në zemër.

Ai ishte në gjendje të mirë shëndetësore pasi të mërkurën mbrëma ishte pjesë e mbledhjes së Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së, ku po përpilohej lista e deputetëve për zgjedhjet e reja.

Kikaj kishte besimin e Degës së këtij subjekti politik në Podujevë, që të jetë në listën e kandidatëve për deputetë të legjislaturës së ardhshme, njofton Klan Kosova.

I ndjeri në tetor të vitit 2015 ishte i ftuar në Zonën e Debatit ku po diskutohej për zhvillimet e atëhershme në Kuvendin e Kosovës e cila po përballej me bllokadë dhe gaz lotsjellës përmes së cilës kundërshtohej marrëveshja e Demarkacionit me Malin e Zi.

Në linkun e mëposhtëm mund t’i shihni se cilat ishin qëndrimet e të ndjerit Kikaj asokohe:

Shpërndaje në: