Të hënën mblidhet Kuvendi për Qeverinë e re

Të hënën mblidhet Kuvendi për Qeverinë e re

Pas arritjes së një marrëveshje me Ramës dhe Bashës, pritet që opozita të fitojë gati gjysmën e qeverisjes dhe për votimin e saj pritet që kreu i Kuvendit, Ilir Meta të thërrasë ditën e hënë seancën e jashtëzakonshme.

PD dhe aleatët deri më tani nuk kanë dhënë ndonjë emër me emrat që do të propozojnë, por mësohet se këto emra do të jenë jashtë politikës. Deri të hënën emrat e opozitës duhet të jenë gati, pasi secili prej tyre do të votohet në seancën e jashtëzakonshme për t’i hapur rrugën qeverisë së re teknike.

Ndryshe nga zgjedhjet e kaluara, këto zgjedhje nuk do të ketë koalicione parazgjedhore, gjë e cila penalizon LSI dhe PDIU, pasi i kanë dorëzuar tashmë listat e kandidatëve për deputetë dhe më të favorizuar të jenë aleatët e PD-së, që mund t’i kërkojnë Bashës të përfshihen në pozicione të sigurta në listat e kandidatëve të PD për deputetë.

Ajo që pohohet nga burimet brenda PD-së është se në listën e saj pritet të jenë vetëm tre aleatë, konkretisht kreu i PR-së, Fatmir Mediu, kreu i PAA-së Agron Duka dhe kreu i PBDNJ-së, Vangjel Dule.

Nag ana tjetër PD-ja ka gati propozimet e bazës për garën zgjedhore në Kuvendin e ri të Shqipërisë qysh kur degët e PD-së në rrethe sollën propozimet e bazës drejt qendrës në pritje të miratimit të listës përfundimtare nga kryesia e PD-së.

Mësohet se përpos shumë emrave të rinj që do të kandidojnë, ka edhe emra të njohur të PD-së si Topalli, Bylykbashi, Boçi, Patozi, Bode etj., ndërkohë që pavarësisht se ish-lideri historik i PD-së, Sali Berisha është propozuar, nuk dihet nëse do të preferojë të jetë sërish deputet në Kuvendin e ri të Shqipërisë.

 

 

Shpërndaje në: