AAK-së i shtohen emra të rinj (Foto)

AAK-së i shtohen emra të rinj (Foto)

Nënkrytetari i AAK-së, Gazmend Abrashi  ka njoftuar se sot kësaj parti i janë bashkangjitur kryetari i Shoqatës së Personave me hendikep dhe nevoja të veçanta në Kosovë, Agim Vatovci dhe pjesëtarë tjerë të kësaj kategorie.

Këtë grup të aderuar në AAK, i ka pritur vetë lideri i partisë Ramush Haradinaj dhe nënkryetari Gazmend Abrashi.

“Bashkë me liderin, Ramush Haradinaj, e mirëpritëm në familjen tonë të madhe aderimin e këtyre njerëzve të mrekullueshëm, të prirë nga Agim Vatovci, i Shoqatës së Personave nevoja të veçanta. U zotuam se do ta kanë përkrahjen e plotë institucionale”, ka njoftuar Abrashi i cili është edhe  kandidat i AAK-së për deputet të Kuvendit të Kosovës.

Shpërndaje në: