Këngëtarja e njohur e mbështet hapur kandidaten e AAK-së për deputete (Foto)
Zakonisht këngëtarët provojnë të qëndrojnë larg politikës, duke mos treguar orientimet e tyre politike.
Por këtë vit kemi parë shumë artistë e këngëtarë duke aderuar në politikë, por edhe duke mbështetur kandidat të caktuar.
Një gjë të tillë e ka bërë edhe këngëtarja dhe aktorja, Shota Baraliu, e cila i ka ofruar mbështëtetje të hapur kandidatës për deputete nga radhët e AAK’së, Time Kdrijaj, shkruan Magazina.al
Përmes rrjeteve sociale, Shota i ka dhënë mbështetje Kadrijajt duke publikuar edhe një fotografi bashkë me të.
“Ne perkrahjen tende e dashur Time Kadrijaj deri ne fitoree..’, ka shkruar Shota.




