Ky është reagimi i Shpend Ahmetit pas shkarkimit të bordit të Trafikut Urban
Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti e ka quajtur lajm fantastik shkarkimin e bordit të ndërmarrjes “Trafiku Urban”.
Ai ka thënë se janë shkarkuar personat që donin ta pengonin rimëkëmbjen e ndërmarrjes
Ja reagimi i tij:
Ky është një lajm fantastik për Trafikun Urban. Janë shkarkuar ata që mundoheshin me e pengu punën dhe rimëkëmbjen e ndërmarrjes.
Komisioni i aksionarëve i ndërmarrjes “Trafiku Urban”, në mbledhjen e jashtëzakonshme të mbajtur sot, pas shqyrtimit të situatës në këtë ndërmarrje ka marrë disa vendime:
- Të shkarkohet bordi i ndërmarrjes “Trafiku Urban”;
- Të shfuqizohen të gjitha vendimet e këtij bordi;
- Të hapet konkurs për anëtarë të rinj të bordit të ndërmarrjes “Trafiku Urban”;



