Pas sulmit, anëtarja e PDK-së Arbana Xharra pranon letër nga ky zyrtar i lartë amerikan (Foto)
Anëtarja e PDK-së, Arbana Xharra ka pranuar një letër përkrahëse nga zëvendësndihmësi i sekretarit të Shtetit, Hoyt Yee pas sulmit që i ndodhi ditë më parë.
Arbana Xharrën e rrahën disa ditë pas aderimit të saj në Partinë Demokratike të Kosovës, për çka u kritikua shumë.
Ajo sa ishte gazetare, kishte sulmuar gjithmonë me shkrime këtë parti së cilës tani i takon.
”Duke shprehur konsideratat e mia më të larta për z. Hoyt Yee për letrën personale përkrahëse, dua ta falënderoj edhe Ambasadorin Amerikan z. Delaëie, por edhe gjithë stafin e Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë për kujdesin e veçantë dhe solidarizimin e tyre miqësor.
Mirënjohja ime dhe e familjes sime është e pafund për të gjithë dashamirët e Kosovës mike dhe partnere të komunitetit euroamerikan.
- Yee, ju lutem pranoni shprehjen e vlerësimit tim më të lartë, ne jemi të bekuar të kemi një mik tek ju dhe tek populli amerikan.”, ka shkruar Xharra./Periskopi/




