Vazhdojnë akuzat për Muharrem Sfarqën

Vazhdojnë akuzat për Muharrem Sfarqën

Konkursi i hapur pwr zyrtarë për përkthim shqip-serbisht dhe anasjelltas, nga Komuna e Ferizajt, po konsiderohet se është përgatitur për këshilltarin e kryetarit të Komunës, Muharrem Sfaqa.

Rrjeti i OJQ-ve “AVONET”, thotë se kjo pozitë është përgatitur për këshilltarin e kryetari të komunës, Musli Berisha, i cili tashmë ka aplikuar për këtë pozitë.Kenan Gashi, drejtor ekzekutiv i organizatës joqeveritare AVONET, tha se si organizatë kanë shprehur shqetësimin e tyre rreth praktikave të punësimit që ndodhin në Komunën e Ferizajt. Ai tha se sipas burimeve të tyre konkursi i hapur është përgatitur për këshilltarin e kryetarit Sfarqa.Sipas tij, kjo është një praktikë e cila vazhdon tash e këto vite të qeverisjes së kryetarit, Muharrem Sfarqa.

Por që kryetari i Komunës së Ferizajt, Muahrrem Sfarqa, thotë se të gjitha procedurat e punësimit janë çështje të komisioneve për punësime.

Ndërsa, sa i përket asaj që konkursi i hapur është përgatitur për këshilltarin e tij, ai tha se nuk e dinë se kush do të punësohet, pasi që të gjitha procedurat bëhen në bazë të procedurës ligjore.

Drejtoresha ekzekutive e organizatës INPO, Albulena Nrecaj, në përgjigjet përmes emailit i ka thënë KosovaPress-it se në bazë të monitorimit që i kanë bërë Komunës së Ferizajt në proceset e rekrutimit të stafit kanë gjetur se nuk respektohen parimet ligjore.

Komuna e Ferizajt edhe më herët ishte akuzuar për hapje të konkurseve ku vetëm kanë qenë persona duke punuar në komunë

Shpërndaje në: