Ibrahim Tatlises në bankën e të akuzuarve

Ibrahim Tatlises në bankën e të akuzuarve

Ibrahim Talsises po akuzohet prej një gjykate të qytetit të Bodrumit.

Këngëtari turk shumë shpejt do ta shohim në bankën e të akuzuarve shkaku i problemeve me punëtor.

Në fakt, Murat Ozey ka ngritur një kallëzim penal kundër Tatlises pasi ky i fundit nuk i ka kryer obligimetfinanciare pas largimit prej punës.

“Kam kryer një sërë punësh për Ibrahim Tatlisesin. Kam kryer meremetimin e hotelin të tij, tapiceritë e restoranteve dhe shumë punë tjera. Prishjen e pishinës në Kusadasi unë e kam bërë renovimin. Për këto punë dhe shumë të tjera nuk jam paguar. Për këtë arsye e kam paditur dhe kërkoj drejtësi”, tha ai.

Madje, 65-vjeçari thuhet se e ka kërcënuar me jetë Ozeyin dhe kjo do të jetë edhe një akuzë e re.

Ndryshe, këngëtari ka kohë që nuk ka sjell ndonjë projekt të ri muzikor, përkatësisht që nga koha kur u plagos rëndë në kokë./ Telegrafi/

 

Shpërndaje në: