Feronikeli po përgatit dokumentet për t’u ankuar në Prokurori
Feronikeli është duke e përgatitur dokumentacionin për t’u ankuar edhe në Prokurori e Hetuesi, pasi një gjë të tillë e bëri ditë më parë në UEFA.
Kryetari i klubit, Ekrem Elshani, është shprehur për “Zërin” se kur të piqen kushtet, klubi nga Drenasi do ta dërgojë lëndën në Prokurori, nga e cila shpreson që të reagojë dhe t’i vërtetojë dallaveret që ndodhën gjatë procesit të licencimit të klubeve
Ndryshe, drejtuesit e Feronikelit vlerësojnë se vetëm ata dhe FC Prishtina i plotësojnë kriteret për të garuar në Evropë, por jo edhe Trepça ’89 e Llapi, që po ashtu u licencuan dhe janë favorite për ta përfaqësuar Kosovën në garat evropiane.



