Skandal në futbollin shqiptar: Publikohen mesazhet ku kërkohet kurdisja e ndeshjes (FOTO)
Drejtuesit e gjirokastritëve kanë mbledhur të gjithë telefonat e lojtarëve dhe lajmërojnë se çdo mesazh që kërkon tolerim të ndeshjes do të përfundojë në Prokurori, shkruan Panorama Sport.
Në telefonin e njërit prej futbollistëve gjirokastrit ka mbërritur një mesazh ku i kërkohet të tolerojë ndeshjen ndaj Tiranës. Klubi ka vendosur ta bëjë publik mesazhin duke e postuar në “Facebook” foton e bisedës.
“Në Prokurori do të përfundojnë mesazhet tuaja!! Që në mëngjes telefonat e lojtarëve kanë qenë mbi tavolinën e drejtuesve dhe të gjitha mesazhet do të përfundojnë në Prokurori.
Numrat që kanë dërguar mesazhe gjatë ditës së sotme, për ta specifikuar në Viber, përveç asaj përgjigjeje që kanë marrë në mesazh, do të shkojnë dhe në prokurori. të mendosh se mesazhi ku kërkon tolerim në Viber nuk përbën provë, përveçse ndyrësira, tregon që jeni dhe injorantë!”.
SMS-ja e mbërritur në telefonin e një prej futbollistëve gjirokastritë.





