EULEX nuk monitoron më Doganën
Me rastin e përfundimit të mbikëqyrjes dhe monitorimit të Doganës së Kosovës nga ana e EULEX-it, drejtori i Doganës, Lulëzim Rafuna dhe u.d. i shefit të EULEX-it, mbajtën një konferencë për medie, ku vlerësuan se mbikëqyrja e Doganës që ishte nga misione të huaja në Kosovë prej vitit 1999 përfundon sot, por që bashkëpunimi me EULEX-in, do të vazhdoi edhe në të ardhmen për menaxhimin e integruar të kufijve.
Rafuna, duke falënderuar misionin e EULEX-it për bashkëpunim, ka falënderuar edhe popullin amerikan që me taksat e tyre janë bërë shumë investime në Doganë.
Bernd Thran nga EULEX tha se ky mision edhe pse nuk ka mandat më në Doganë, do ta ndihmojë në këshillime strategjike këtë institucion, transmeton kp.
Ai tha se ka pasur të arritura të mëdha në Doganë, si për të hyra ashtu edhe për parandalimin e kontrabandës.
Po ashtu, James Hope, shef i USAID-it dhe zëvendësambasador i SHBA-ve në Prishtinë, theksoi me këtë rast se 5 milion dollar është vlera e ndihmës për Doganën e Kosovës nga Qeveria Amerikane.
Sipas tij, ky partneritet është një e arritur për doganën , por edhe në sukses që i shkon popullit të Kosovë.



