Aeroplani përplaset me një kamion në pistën e aeroportit, disa të plagosur
Një aeroplan u përplas në një kamion shërbimi në pistën e Aeroportit Ndërkombëtar të Los Anxhelosit, duke bërë që automjeti të rrokullisej disa herë.
Tetë personat që ndodheshin në kamion u plagosën rëndë dhe dy prej tyre janë në rrezik për jetën, raporton “RT”.
Përplasja ndodhi të shtunën pasdite pasi një aeroplan me 146 pasagjerë i “Aeromexico”, u ul në aeroportin ndërkombëtar të Los Anxhelos.
Sapo u ul , aeroplani goditi aksidentalisht kamionin me krahun e djathtë, duke e rrokullisur në anën tjetër.
Departamenti i zjarrfikësve të Los Angeles (LAFD) tha në një deklaratë se përplasja nuk rezultoi me zjarr apo derdhje karburanti.
E vetmja pjesë e dëmtuar e avionit thuhet se është krahu me të cilin goditi kamionin.



