Real Madrid- Mbappe, vjen vendimi final
Monaco ka refuzuar një shumë faraonike, nga Reali i Madridit, për sulmuesin shpërthyes dhe premtues Kylian Mbappe.
“The Telegraph”, shkruan se madrilenët kanë trokitur në dyert e klubit nga Principata me 120 milionë euro për 18-vjeçarin, që udhëhoqi ekipin e tij drejt titullit në Ligue 1 me 15 gola të shënuar dhe 11 asiste të dhëna.
Sulmuesi francez ka kontratë deri në vitin 2019, por Monaco ka vendosur që ta mbajë edhe për sezonin e ardhshëm.



