Nisma drejt shuarjes, i largohen 2 anëtarë dhe i shuhen 12 degë

Nisma drejt shuarjes, i largohen 2 anëtarë dhe i shuhen 12 degë

Nismës për Kosovën në Pejë i janë larguar dy anëtarë të saj dhe dymbëdhjetë nëndegë.

Në një njoftim për media bëhet e ditur se kanë dhënë dorëheqje Arsim Tahisylaj u.d nënkryetarit të parë dhe Sokol Domniku – u.d. sekretar dhe koordinator për marrëdhënie me publikun.

Njoftimi i plotëDegës së NISMA për Kosovën në Pejë, dhanë dorëheqje të parevokueshme:

  1. Arsim Tahirsylaj – u.d. nënkryetar i parë.
  2. Sokol Domniku – u.d. sekretar dhe koordinator për marrëdhënie me publikun.

Si dhe 12 (dymbëdhjetë) nën-degët si në vijim:

Nëndega – Dardania 1;  Nëndega – Fidanishtja 2; Nëndega – Rashiq; Nëndega – Baran i epërm; Nëndega – Kotradiq;  Nëndega – Broliq; Nëndega – Kryshec;  Nëndega – Rugovë;  Nëndega – Dushkajë;  Nëndega – Kusuriq; Nëndega – Buqan.

ARSYETIM

  1. Funksionimi autokratik i Degës me urdhrat nga lartë – poshtë (nga Qendra).
  2. Anulimi i mbajtjes së kuvendit zgjedhor të parë nga kryetari Z. Fatmir Limaj.
  3. Caktimi i individëve në kryesinë e përkohshme të degës, individë që shumica prej tyre s’kanë arritur plotë 8 muaj të themelojnë nëndegët e tyre. Një pjesë e tyre, kryesisht anëtarë që duhet të jenë anëtarë të kryesisë rinore dhe jo të degës (d.m.th. mosha e tyre rinore).
  4. Mospërfshirja e asnjë anëtari të nëndegëve të lartcekura në kryesinë e përkohshme.
  5. Tendenca e vazhdueshme nga 2 – 3 individë “me ndikim” (që thirren se ata janë të lidhur me “Amerikën”),  të caktuar të bëjnë shantazhe, shpifje dhe fyerje ndaj të lartcekurve.
  6. Mos përfaqësimi i asnjë deputeti nga radhët e NISMA-s në listën zgjedhore nacionale, nga rrafshi i Dukagjinit (Pejë, Istog, Klinë, Deçan).
  7. Rënia ndeshë me parimet e subjektit, me rastin e lidhjes së koalicionit parazgjedhor, e që në fakt ishte pikërisht subjekti ose grupi parlamentar për krijimin e mocionit të votëbesimit të qeverisë, ndërkaq, brenda disa javësh, lidhja e koalicionit pikërisht me ata që i rrëzuan, për të qenë së bashku me ta në pushtet, e që për ta deri me rastin e lidhjes së koalicionit ishin, “pushtet-kapës”, “shkatërrues të shtetit”, etj., dhe jo qëllimi që të punojnë siç potencohej, të punojnë për shtet dhe mirëqenien e  popullatës së Republikës së Kosovës.

I dorëzohet:

  1. Degës së NISMA-s në Pejë.
  2. Medieve të shkruara dhe elektronike.

Pejë, 21. 05. 2017

Shpërndaje në: