Ia vjedhin delet dhe qengjat

Ia vjedhin delet dhe qengjat

Një qytetar është ankuar në Polici se persona të panjohur ia kanë vjedhur veturën si dhe tufën me dele e qengja.

Ngjarja sipas ankuesit ka ndodhur natën mes 19 dhe 20 majit në Leposaviq.

Sipas ankuesit, vetura e tij ka qenë pa targa.

Ndërsa, ankuesi tjetër, po ashtu i komunitetit serb, ka raportuar se persona të panjohur kanë tentuar t’ia vjedhin një traktor.

Nuk raportohet për të arrestuar ndërsa rasti është duke u hetuar.

Këto raste Policia po i trajton si vjedhje e rëndë dhe tentim vjedhje.

Shpërndaje në: