Fisnik Ismaili tallet keq me spotin e PDK-së me lodra e bateri

Fisnik Ismaili tallet keq me spotin e PDK-së me lodra e bateri

Ish-deputeti i Vetëvendosjes, Fisnik Ismaili është tallur me spotin e PDK-së të publikuar sot.

Në këtë spot, ku PDK tenton të përçojë mesazh politik përmes një makine lodër dhe baterive që paraqesin partitë politike, e ka paraqitur veten si baterinë më të fortë, e cila duhet zgjedhur nga qytetarët.

Por, Ismaili protagonistin kryesor, djaloshin e kësaj videoje e ka paraqitur si hajdut në mënyrë ironike.

“Ky djali në reklamë me bateri të PDK-së në dorë, diqysh del prej dugaje tuj ngajtë si me i pas vjedhë”, ka shkruar Ismaili. /Periskopi/

Shpërndaje në: