Reali e bën atë çfarë nuk e ka bërë asnjëherë Barcelona (Foto)
Goli i Cristiano Ronaldos, ka vendosur një tjetër rekord.Ronaldo ka thyer një tjetër rekord të madh, me golin e tij të cilin e shënoi kundër Malagas.
Ky gol bëri që portugezi të shënojë 40+ gola në 7 edicione radhazi, ndërsa ka thyer edhe një rekord të madh në historinë e La Ligas, përcjell Gazeta Blic.
Me këtë gol të 32-vjeçarit, Reali është bërë klubi i parë në histori të La Ligas që ka shënuar gol në çdo ndeshje të kampionatit spanjoll.Këtë më parë nuk e kishte arritur asnjë ekip në histori.




