Albert Bunjaki flet për të ardhmen e tij, Plisat dhe përgjimet

Albert Bunjaki flet për të ardhmen e tij, Plisat dhe përgjimet

Në prag të ndeshjes me Turqinë në kuadër të kualifikimeve për kampionatin botëror ‘Russia 2018’ Periskopi ka intervistuar selektorin e përfaqësuesës së Kosovës, Albert Bunjaki.

Kosova dhe Turqia do të përballen më 11 qershor në Loro Boriçi të Shkodrës, në pamundësi të zhvillimit të ndeshjes në Kosovë për shkak të mungesesë së një stadium që plotësonë kushtet për të zhvilluar një ndeshje me standardet e FIFA-s.

Image result for albert bunjaki

Kosova ende nuk ka një stadium që plotësonë kriteret e FIFA-s

 

Përfaqësuesja e Kosovës në këto kualifikime bën pjesë në grupin (I) dhe ende nuk ka arritur fitore, duke barazuar në ndeshjen e parë si mysafirë ndaj Finlandës (1-1), në lojën e dytë u turpëruam nga fqinjët kroat në Shkodër me rezultat (0-6), në lojën e tretë humbën ndaj Ukrainës si mysafirë (3-0), në lojën e katërt u mposhtëm në Stamboll ndaj Turqisë me rezultat (2-0) dhe lojën e pestë të grupit (I) Kosova e zhvilloi në Loro Boriçi ndaj Islandës të cilen e humbi me rezultat (1-2).

Image result for albert bunjaki

Valon Berisha shënoi golin e parë në histori të përfaqësuesës së Kosovës në barazimin me Finlandën

 

Selektori Bunjaki për Periskopi-n foli rreth zhvillmeve të fundit rreth përfaqësuesës së Kosovës, të ardhmen e tij dhe zhvillmet e fundit në futbollin Kosovar.

Periskopi: A do të jetë i gatshëm Loret Sadiku për ndeshjen ndaj Turqisë dhe cilat janë të rejat nga përfaqesuesja?

Nuk kamë informim akoma për procesin dhe mundësin e Loretit të na bashkangjitet por shpresoj dhe besoj qe kjo të bëhet në këtë apo lojën tjetër kundër Kroacis.

Periskopi: Kosova tashmë veq se është eliminuar nga këto kualifikime, a do të jeni ende selektor i përfaqësusës?

Objektiva ime federatës dhe lojtarëve ishte të krijojm një kombëtare sa me të fuqishme dhe të shfrytëzojm kualifikimet botërore për ekspëriens dhe kordinim të ekipes.

Pra ne për 6 muaj kemi krijuar një kombëtare që tani më gëzon respektin madje edhe ndaj kundërshtarëve që ishin në fazen finale të europianit por edhe qerekfinalist. Kosova ka arritë nga -0 të krijoj identitet dhe skuadër stabile dhe jam i bindur qe evropianin 2020 do kualifikohemi për qka ka qenë edhe objektiva jonë që nga fillimi.

Periskopi: Shqipëria po vazhdon të na marr talenta, a keni ndonjë planë për ta ndaluar?

Jo, nuk mendojë se kjo më qëndron. Në tubimin e fundit te restus për U-21 asnjë lojtarë nga Kosova nuk është ftuar.

Sidoqoftë ka mjaft lojtarë edhe për një kombëtare tjetër dhe këtë e kemi deshmuar. Ne i mbahemi projektit tonë të krijimit të një kombëtare shumë të re në moshë me disa nga lojtart më të talentuar shqipëtar siç janë Celina, Rashica, Zeneli, Avdija etj.

Periskopi: Çfarë mendoni për skandelet e fundit në futbollin kosovar, në të cilin është i përfshirë Ismet Munishi? Ai aspiron pozitën e juaj!

Nuk është pjesë e imja të përgjigjem gjërave të tilla e as që dua që emri imë të figuron në këtë pyetje!

Periskopi: Pse nuk po lejohet ende flamuri kombëtar dhe çfarë mendoni për Plisat?

Kjo është regullore e UEFA-s.

Për ‘Plisat’ nuk është përgjigjur.

Në fund ai ka shtuar se në përzgjedhje të lojtarëve gjithmonë janë shumë faktor por më të rëndesishmit  janë konkurenca në pozicione dhe kualiteti i ligës ku lojtari luan.

Në repartin e mefushës ofanzive kemi lojtarë si Valon Berishën, Donis Avdija, Bersant Celina.  /Periskopi/

Shpërndaje në: