Interi fiton pas katër humbjeve radhazi, mposht Lazion në Olimpico (Video)

Interi fiton pas katër humbjeve radhazi, mposht Lazion në Olimpico (Video)

Interi ka shënuar fitore në udhëtim te Lazio me rezultat 3-1.

Nerazzurrët janë zgjuar vonë nga gjumi, pasi pas katër humbjeve radhazi kjo fitore e madhe në udhëtim te Lazio nuk vlen asgjë përveç prestigjit.

Goli i parë i ndeshjes erdhi në minutën e 18 të ndeshjes, ku ishin vendasit që kaluan në epërsi me anë të Keita Balde, i cili shënoi nga penalltia për 2-1.

Megjithatë, Interi arriti të kthehet shpejt në lojë, ku fillimisht me anë të Marco Andreollit në minutën e 31, ndërsa Wesley Hoedt shënoi autogol në minutën e 37 për epërsinë 2-1 të Interi dhe skuadrat shkuan në pushim.

Në pjesën e dytë, Lazio ashpërsoi lojën dhe si rezultat i kësaj gjyqtari largoi me të kuq dy futbollistë të saj, Keita Balden (66’) dhe Senad Lulic (78’).

Këtë epërsi numerike e shfrytëzoi Interi për mrekulli që arriti të shënoj edhe një gol me anë të Eder në minutën e 73 dhe vulosi rezultatin përfundimtar 3-1.

Pas kësaj humbje, Lazio mbetet në pozitën e katërt me 70 pikë, ndërsa Interi në të shtatën me 59 pikë të tubuara.

Shpërndaje në: