Wenger habitë të gjithë me deklaratën e tij
Për herë të parë në njëzet e fundit Arsenali nuk ka arritur të kualifikohet në Ligën e Kampionëve.
Strategu francez, Arsene Wenger ka shprehur zhgënjimin e madh të tij pas dështimit të kualifikimit për në Ligën e Kampionëve.
“E gjitha për një pikë. Për fat të keq për herë të parë pas njëzet vjetësh jemi jashtë katërshes”.
“Është një zhgënjim i madh për të gjithë klubin, është diçka e vështirë, por që do harrohet, ky grup ka rezistuar dhe ishte mjaftueshëm i fortë edhe për të fituar kampionatin”, ka thënë Wenger. /Periskopi/



