Messi shënoi golin më të bukur të sezonit…por u anulua!
Mbrëmjen e djeshme në përballjen kundër Eibarit, Lionel Messi ka shënuar një gol të jashtëzakonshëm por që u anulua për pozicion jashtë loje.
Argjentinasi shënoi dy gola në fitoren 4-2 të katalanasve të cilët mbyllën një sezon të dështuar në Champions League dhe tashmë edhe nga La Liga.
Kujtojmë që më 27 maj Barcelona do të zhvillojë finalen e fundit në Coppa del Rey kundër Deportivo Alaves.
https://www.facebook.com/heilrj/videos/1399508896769243/



