Fillon ‘lufta’ Ajax-Manchester United (Foto)
Kanë mbetur edhe dy ditë për t’u zhvilluar finalja e Europa Ligës ndërmjetë Ajaxit dhe Manchester United.
Finalja do të zhvillohet të mërkurën mbrëma me fillim nga ora 20:45 në Stockholm të Suedisë.
Faqja zyrtare e Ajaxit në rrjetin social Twitter ka talluar atë të Manchester United por reagimi ka qenë i shpejtë nga ana e anglezëve.
‘Përshendetje @ ManUtd, kemi dëgjuar se diçka është duke ju munguar në kabinetin e trofeve. Dhe ne do të dëshironim të mbetet ashtu’ shkroi faqja e Ajaxit.
Ndërsa reagimi i Man Utd ishte shumë i shpejtë duke ia rikthyer me ironi.
‘Kabineti ynë është mbushur me trofe, por mos u brengosni- ne gjithmonë mund të bëjmë vend për trofe’ ishte përgjigja e ‘Djajëve të kuq’. /Periskopi/
Hi @ManUtd, we've heard something's missing in your Trophy Cabinet! And we would like to keep it that way! 😏#UELfinal #ajaman pic.twitter.com/B1ZsVczMu9
— AFC Ajax (@AFCAjax) May 22, 2017
.@AFCAjax Our cabinet is already pretty full, but don’t worry – we can always make more room 😉🏆 https://t.co/zeSn22JP7w
— Manchester United (@ManUtd) May 22, 2017



