Beyonce shfaq barkun e rrumbullakosur dhe tatuazhin e ri

Beyonce shfaq barkun e rrumbullakosur dhe tatuazhin e ri

Këngëtarja e njohur botërore Beyonce pret që shumë shpejt të bëhet nënë sërish.

Ajo do të sjell në jetë binjakë, gjinia e të cilëve nuk është bërë e ditur për publikun.

Megjithatë ylli hollywoodian së bashku me disa të afërm të saj janë mbledhur për të festuar pritjen e ëmbël të binjakëve të saj.

Në këtë festë nuk kanë munguar shumë fëmijë, të cilët janë afruar tek barku i rrumbullakosur i këngëtares, e cila nuk refuzonte ta ekspozonte, madje duke treguar edhe tatuazhet e saj.

Beyonce endej vazhdimisht me bashkëshortin e saj, producentin dhe këngëtarin e njohur Jay Z.

Serene Williams, Tina Knowles, Vanesa Bayer janë gjithashtu vetëm disa prej emrave të cilët morën pjesë në këtë “Baby Shoqer”. /Telegrafi/

Shpërndaje në: