Dua Lipa: Tashmë më mungon Prishtina

Dua Lipa: Tashmë më mungon Prishtina

Këngëtarja me famë botërore, Dua Lipa, thotë se tashmë i mungon Prishtina, dy ditë pas koncertit të parë në kryeqytetin kosovar.

Lipa, që në Prishtinë u nderua me çmime prestigjioze nga krerët e shtetit, ka publikuar në Instagram një fotografi në të cilin shihet suveniri i dhuruar nga kryetari i Prishtinës Shpend Ahmeti.

“Një punim filigran i bukur që ma dhuroi kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti. Tashmë më mungon Prishtina shumë. Faleminderit për gjithçka”, ka shkruar ajo në Instagram.

Pas koncertit në Prishtinë të martën, Dua ka performuar një ditë më pas edhe në Tiranë.

dduua

 

Shpërndaje në: