Bota e futbollit të pikëlluar pas sulmit mizor në Manchester (Foto)
Në orët e para të mëngjesit të sotëm ka ndodhur një sulm me bombë në qytetin e Manchesterit, Angli, ku po mbante koncert këngëtarja e njohur, Ariana Grande.
Kjo ngjarje e rëndë ka ngjallur reagime edhe nga futbollistë e ish futbollistë që kanë shprehur keqardhje për të gjithë ata që janë lënduar dhe kanë humbur jetën.
“Dua të shprehë ngushëllimet e mia më të thella për familjet e viktimave. Është një ditë e pikëllueshme për qytetin e bukur të Manchesterit. #TëBashkuar”, shkroi në Twitter kapiteni i Manchester Cityt, Vincent Kompany, transmeton Periskopi.



Një nga golashënuesit më të mirë në histori të Premier Ligës , Gary Lineker përdori Twitterin që të shprehë mendimet e tij: “Lajm i tmerrshëm nga Manchesteri. Mendimet i kam me të gjithë ata që janë prekur nga sulmi.”
Për ngjarjet e tmerrshme ka reaguar edhe klubi i Manchester Cityt, të cilët shprehën keqardhjen e tyre me anë të një postimi në Twitter: “Jemi shumë të trishtuar për ngjarjet në Arenën e Manchesterit. Zemrat tona janë me të gjithë ata të prekur nga sulmi”.
Deri më tani kanë humbur jetën rreth 22 njerëz, ndërsa mbi 50 janë lënduar. /Periskopi/



