Inter hidhet në sulm për mbrojtësin e Realit
Inter është duke menduar për merkaton e verës, teksa prioriteti i drejtuesve zikaltër është afrimi i një mbrojtësi në krahun e djathtë.
Së fundmi në skenë ka dal emri i Danilos së Reali të Madridit, i cili po zëvendëson Carvajal, i cili është i dëmtuar në këtë fund sezoni.
Duke parë hapësirat e pakta, braziliani është duke menduar largimin nga Madridi, teksa edhe vetë klubi merengues do ta linte të lirë në rast të ndonjë oferte të kënaqshme. Danilo do të ishte një transferim i goditur nga ana e Interit, që në këtë sezon ka vuajtur shumë në prapavijë.
Zikaltrit pritet që të jenë një ndër ekipet më aktive në merkaton e verës.



