Ronela ndryshon tërësisht pamjen në klipin e ri (Foto)
Këngëtarja Ronela Hajati ka ndryshuar tërësisht pamjen në klipin e ri, duke u shfaqur me flokë ngjyrë gri.
Nëpërmjet një imazhi të publikuar në rrjetin social Instagram, Ronela ka treguar se kënga e saj më e re do të lansohet këtë javë, shkruan lajmi.net.
Flokët e gjatë gri, fustani me ngjyrë të gjelbër dhe palltoja pink, janë disa nga detajet që e karakterizojnë këngëtaren në projektin e ri.
Kënga e fundit e Ronelës është ‘Mos ik’ e publikuar në muajin shkurt, këngë e cila u prit mirë nga publiku.




