Kush është 19 vjeçari shqiptar që u gjet i vdekur?
Fabiol Kycyku 19 vjeç është një nga 2 të rinjtë shqiptarë të gjetur të vdekur gjatë natës së shkuar në një minerë të braktisur në provincën e La Spezia.
Fabiol Kycyky jeton prej 3 vitesh në La Spezia e punon si mekanik. Familjarët kishin humbur kontaktet me të që në mbrëmjen e datës 21 maj duke denoncuar zhdukjen e tij në policinë italiane.
Familjarët kanë rrëfyer se Fabioli është larguar nga banesa pa marrë asgjë me vete, as dokumenta as para e vetëm telefonin celular i cili rezulton i përdorur deri më orën 21.00 të natës 21 maj.
Rasti i Fabiol Kycyky është bërë publik dhe në emisionin televiziv investigativ “Chi l’Ha visto?” (Kush e ka parë).




