Ja pse Zlatan i gëzoi shumë tifozët e Man United mbrëmë (Video)
Zlatan Ibrahimovic dhe skuadra e tij e Manchester United mbrëmë janë shpallur kampion të Europa Ligës.
Man United të drejtuar nga strategu portugez, Jose Mourinho arritën të triumfojnë me rezultat 2-0 ndaj skuadrës holandez të Ajax.
Sulmuesi kryesor i United, Zlatan Ibrahimovic mungoi në finale shkaku i lëndimit, por ai nuk mungoi kur erdhi koha e ngritjes së trofeut, transmeton Periskopi.
Suedezi iu bashkua festës duke ecur pa mbështetëse, fakt që i bëri të lumtur tifozët e Djajve të Kuq sepse tani ata shpresojnë në një rikthim të shpejtë të tij në fushë. /Periskopi/
LOVE THIS MAN pic.twitter.com/KtXkFHmlsn
— HipHopRelated (@HipHopReIated) May 24, 2017



