Ekipi i volejbollit të Kosovës debuton në arenën ndërkombëtare pas 25 viteve

Ekipi i volejbollit të Kosovës debuton në arenën ndërkombëtare pas 25 viteve

Ekipi i Volejbollit nga Kosova sot do të zhvilloj ndeshjen me kombëtaren e Estonisë, në turneun e 18 të ndeshjeve të Kampionatit të Volejbollit i cili është duke u mbajtur në Estoni.

Ekipi i volejbollit të Kosovës, pas 25 vjet izolim është duke dal në arenën ndërkombëtare që të zhvilloj ndeshje sportive.

Për kapitenin e ekipit Valon Nikqi ky është një turne historik.

“Ky turne është historik dhe shumë i respektueshëm për të gjithë ne. Gjatë 25 viteve të fundit, ne kemi qenë në gjendje të luajmë vetëm brenda Kosovës, por tani ne mund të shkojmë edhe në vende të tjera” ka thënë Nikqi.

Kosova ka zhvilluar dje ndeshjen e parë në këtë kampionat ku ka luajtur me Hungarin e cila humbi me rezultat  3 me 0.

Ndërsa sot ajo do ta zhvilloj ndeshjen e dytë me Estonin me fillim nga ora 18:00.

Ekipi i volejbollit të Estonisë gjatë turit të djeshëm ka fituar kundër Rumanisë me rezultat 3 me 1.

Por për trajnerin e Estonisë Kosova është një vend i vogël i Gadishullit Ballkanik ku ekipi i tyre është përgatitur qe një kohë të gjatë për këtë ndeshje.

“Sidoqoftë, ne duhet të shkojmë për përqendrim të plotë të lojës. Në fund të fundit, është një vend në gadishullin e Ballkanit dhe lojtarët janë duke u përgatitur qe një kohë për këtë ndeshje” ka thënë trajneri i kombëtares së Estonisë Gheorghe Creţu.

Pjesë e këtij turne janë edhe Mali i Zi, Rusia, Romania dhe Hungaria.

 

Shpërndaje në: