Momente nga festa e Manchester United pas fitimit të Europa Ligës (Foto)
Manchester United mposhti skuadrën holandeze të Ajaxit me rezultat 2-0, duke u shpallur pastaj kampion të Europa Ligës.
Ky ishte trofeu i vetëm të cilin asnjëherë nuk e kishte fituar skuadra angleze. Ajo fitoi pas golave nga Paul Pogba dhe Henrikh Mkhtaryan.
Përveç në zhveshtore dhe në fushë, festa vazhdoi edhe në aeroplan gjatë rrugës për në shtëpi.
Tani United do të ndeshet me fituesin e duelit Real Madrid – Juventus për Superkupën e Europës.
Ndeshja do të zhvillohet në muajin gusht, në qytetin e Shkupit. /Periskopi/













