Tifozët e United ëndërrojnë Championsin, ja detaji se përse …
Jose Mourinho mund të cilësohet si “njeriu i finaleve”. Trajneri portugez fitoi mbrëmë troun e 17-të nga 25 finale të zhvilluara dhe këtu nuk përfshihen titujt kampionë në ligat më të rëndësishme evropiane.
“Djajve të Kuq” tashmë kanë filluar të ëndërrojnë duke parë se cikli i suksesshëm i Mourinhos me Porton nisi pikërisht me fitoren e Europa League në 2002/2003, që në atë kohë quhej Kupa UEFA.
Vetëm 1 vit më vonë, në 2004, portugezi triumfoi në Ligën e Kampioneve.



