Ja si Graniti e uron Taulantin për shpalljen kampion me Baselin

Ja si Graniti e uron Taulantin për shpalljen kampion me Baselin

Granit Xhaka ka uruar skuadrën e Baselit dhe vëllanë e tij për fitoren e arritur në finalen e Kupës.

Baseli arriti ta mposhte 3 me 0 Sionin në finale, ndërsa mesfushori i Arsenalit menjëherë përmes rrjeteve sociale ka uruar ish-klubin e tij dhe në veçanti vëllaun Taulantin, shkruan Indeksonline.

“Shpirti im është me ju dhe festojë me ju. Urimet e mia më të mira për vëllaun tim dhe ekipin e madh”, ka shkruar Graniti në rrjetet sociale.

Vlen të përmendet se Granit Xhaka është një futbollist i akademisë së Baselit, ndërsa u largua nga ata për në Monchengladbach.

Image

Shpërndaje në: