Si ta pushtoni mashkullin e ëndërrave?
Joshja është loja në të cilën më e rëndësishmja është të përdorni karremin në momentin e duhur. Dëshironi të bëheni një femër joshëse dhe ta pushtoni secilin mashkull që dëshironi, atëherë duhet të mësoni tri rregulla bazë, të cilat do t’u shndërrojnë në një manipuluese tërheqëse.
Zëri
I butë dhe i pafajshëm, paksa lajkatues apo i lirshëm dhe dominues, janë vetëm disa nga zërat, me të cilët një femër mund të joshë një mashkull të cilin e dëshiron. Përdoreni sharmin femëror dhe lozni me zërin, i cili mund të dërgojë mesazh tepër të qartë tek personi të cilin e adhuroni.
Mesazhet joverbale
Lëvizjet dhe prekjet janë arma më e mirë tek joshja, por duhet të jeni e kujdesshme, sepse nëse e teproni me këto veprime, atëherë e tëra mund të jetë shumë koftra-produktive. Loja me flokë dhe lëkurë, vendosja e buzëkuqit apo prekja e butë dhe spontane e dorës apo krahëve të tij, janë mesazhe me të cilët ju nuk mund të gaboni, por në mënyrë të qartë i tregoni se jeni e interesuar për të.
Shikimi
Nganjëherë me shikim mund të zbuloni qëllimet tuaja shumë më lehtë sesa përmes fjalëve. Për shembull, nëse e vëreni mashkullin që e preferoni përtej rrugës, fokusohuni në sytë e tij dhe kur shikimet tuaja puthiten, ngadalë shikoni anash dhe situatën pasurojeni me një buzëqeshje të butë. Bëhet fjalë për një lojë të cilën do ta vërejë secili mashkull. Nëse vëreni se edhe mashkulli fillon të buzëqesh, atëherë e kuptoni se sinjali juaj është kuptuar nga ai. Këto janë vetëm tre nga hapat e shumtë me të cilin ju mund të shndërroheni në një femër tejet joshëse dhe nëse i përdorni si duhet, rezultatet padyshim se nuk do të mungojnë. /Indeksonline



