Ferdinand: Man Utd duhet të transferojë këtë superyll para Rodriguezit
Analisti i BT Sport, Rio Ferdinand ka folur për lojtarët që dëshiron t’i shoh në fanelën e Manchester United, shkruan Periskopi.
Gjiganti anglez në muajt e fundit është duke u lidhur me transferimin e mesfushorit kolumbian të Real Madridit, James Rodriguez si dhe atë të Atletico Madridit, Antonie Greizmann.
Francezi para pak ditësh tregoi se ka gjasa reale se mund të transferohet në këtë verë në Old Trafford.
Ndërsa Rodriguez ka vendosur që të largohet nga klubi mbretëror për shkak të minutazhës së vogël në këtë sezon.
“Për çfarë ka nevojë Manchester United, unë do të shkoj për Griezmann”, ka deklaruar Ferdinand.
“Ata kanë marrë Mkhitaryan dhe Matan, lojtarët që luajnë në pozitën 10, ku edhe Rodriguezit i pëlqen të luaj, kështu që unë do të preferoja Griezmannin”. /Periskopi/





