Taulant Xhaka flet pas fitimit të Kupës së Zvicrës (Foto)

Taulant Xhaka flet pas fitimit të Kupës së Zvicrës (Foto)

Taulant Xhaka ka fituar edhe një trofe në ligën zvicerane pas titullit të kampionit.

Skuadra e reprezentuesit shqiptar Baseli ka fituar Kupën e Zvicrës duke e mposhtur Sionin me rezultat 3-0.

Pas këtij takimi, Xhaka ka shprehur gëzimin duke falënderuar për mbështetjen tifozët, transmeton Telegrafi.

“Dëshiroj nga zemra të përshëndes të gjithë tifozat e mi për mbështetjen e dhënë!!! Është një ndjenjë e papërshkrueshme të mbash në dorë kupën e Zvicrës nga viti 2012 e deri tani. Faleminderit të gjithëve”, ka shkruar në Facebook, Xhaka.

Ndryshe, këtë arritje të Taulantit e ka përshëndetur dhe uruar edhe vëllai tij, i cili dikur ishte lojtar i Baselit, aktualisht lojtar i Arsenalit, Granit Xhaka.

https://www.instagram.com/p/BUh1vk8Fz8d/

Shpërndaje në: