Cleveland Cavaliers kthehen në finale pasi mposhti bindshëm Boston Celtics
Cleveland Cavaliers ka mposhtur Boston Celtics me rezultat 135-102 në finale të Konferencës së Lindjes.
Cavs fitoi serinë me rezultat 4-1 dhe tani do të ndeshet me Golden State Warriors në finale të NBA Playoffs, transmeton Periskopi.
Më i miri për Cleveland ndaj Boston Celtics ishte LeBron James me 35 pikë, i mbështetur nga Kyrie Irving dhe Kevin Love që kontribuan me 24 dhe 15 pikë respektivisht.
Për Boston më i miri ishte Avery Bradley me 24 pikë.
Ky do të jetë udhëtimi i shtatë me radhë në finale për LeBron James. /Periskopi/
https://www.youtube.com/watch?v=rFwYdoz_dYY



