Gafa e Ivanka Trump bën xhiron e botës, ngatërroi futbollistin me shenjtor (Foto)

Gafa e Ivanka Trump bën xhiron e botës, ngatërroi futbollistin me shenjtor (Foto)

Në ditët e fundit Ivanka Tramp, vajza dhe asistentja e presidentit Donald Trump, është bërë protagoniste e një gabimi komik që po bën xhiron në mediat e mëdha.

Pas takimit me Papën, ajo ka darkuar në restorantin roman “Le Cave di Sant’Ignazio” , ku ka parë të varur në mur një foto të ish-futbollistit legjendar të Lazios, Giorgio Chinaglia.

“Kush është ky shenjtor?”, Ishte pyetja e cila e ka nxjerrë blof dje vajzën e Presidentit të SHBA-ve. Pronarja i ka shpjeguarse i sqaroi Ivankës se nuk bëhej fjalë për një shenjtor por për një futbollist.

Në fakt Ivanka nuk është se kishte shumë faj, pasi Chinaglia ishte fotografuar në një moment me duart nga qielli duke festuar një gol, ndërsa në mur pranë tij ishte edhe kryqi me Krishtin.

 

Shpërndaje në: