Valon Berisha renditet si futbollisti i dytë më i mirë në Austri
Futbollisti i përfaqësueses së Kosovës, Valon Berisha, është shpallur futbollisti i dytë më i mirë në kampionatin e Austrisë.
Mesfushori kosovar shkëlqeu në sezonin e tij të pestë në skuadrën e tij Red Bull Salzburg, duke qenë vendimtar në rrugëtimin e skuadrës së tij drejt titullit të kampionit.
Berisha u konsiderua si njëri ndër futbollistët vendimtar të kësaj skuadre drejt titullit të kampionit.
Juria, menaxherët dhe trajnerët e ‘Tipico Bundesligës’ vendin e parë si futbollisti më i mirë i kampionatit e cilësuan shokun e skuadrës së Valon Berishës, Korad Laimer, njofton sportreport.biz.
Laimer me paraqitjet e tij arriti që përveç se të zë vend në formacionin e parë të skuadrës ai edhe arriti që të bind edhe trajnerin e kombëtares së Irlandës duke u ftuar në grumbullimin e kësaj kombëtare.



