Zbulohet emri i vajzës së Besart Halimit
Këngëtari Besart Halimi dhe bashkëshortja e tij Ilirjana Podrimaj, janë bërë prindër për herë të parë, njofton Klan Kosova.
Ilirjana solli në jetë vajzën të cilës ia ka lënë emrin Kaia.
Këtë e ka bërë të ditur vetë gruaja e Besartit, e cila ndau një fotografi të foshnjës në llogarinë e saj në Facebook e Instagram, ku edhe e ka bërë publik emrin e saj.




